Arratisen nga vapa e qytetit, mbipopullim në plazhet e Durrësit/ Mbetet problem pastrimi i mbetjeve

29/07/2021 12:59

Temperaturat e larta të këtyre ditëve e kanë kthyer në stacion plazhi dhe shëtitoren bregdetare ”Taulantia” të Durrësit.

Për t’i shpëtuar vapës së këtyre ditëve të gjithë janë dyndur drejt plazheve të Adriatikut që janë plot me pushues javorë dhe ditorë. Lëvizjet në qytet janë reduktuar shumë gjatë ditës, veçanërisht nga këmbësorët.

Në mungesë të parqeve dhe lulishteve, njerëzit i janë drejtuar plazheve, ku ndryshe nga qyteti, temperaturat janë disa gradë më të ulëta, për shkak të erës bregdetare dhe mungesës së ndërtimeve shumëkatëshe. Gjithsesi dhe në orët e nxehta të ditës, në qytet nuk mungojnë grupet e turistëve të huaj që vizitojnë qytetin dhe sitet e shumta arkeologjike të tij.

Me shtimin e ndjeshëm të fluksit të pushuesve dhe emigrantëve në këtë sezon, është rritur ndjeshëm dhe sasia e prodhuar e mbetjeve urbane që kërkon më shumë vëmendje nga ndërmarjet bashkiake të pastrimit në qytet e plazh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA