Zjarr i madh në Karaburun, flakët mund t’i afrohen Parkut Kombëtar të Llogorasë. Kërkohet ndërhyrja e ushtrisë

28/07/2021 22:15

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë gadishullin e Karaburunit. Në këto momente po digjen bimë, shkurre dhe pemë të ndryshme në zonën e Bristanit.

Flakët po përhapen me shpejtësi duke u ngjitur në Ravenë dhe mbi kishën e Marmiroit në Orikum. Terreni shumë i rrezikshëm për të shkuar në vendngjarje ndërkohë që punonjës dhe specialistë të zonave të mbrojtura së bashku me prefektin e qarkut të Vlorës janë nisur për të parë nga afër situatën, ndërkohë që janë njoftuar dhe zjarrfikësit.

Situata është problematike pasi flakët e zjarrit te ndihmuara dhe nga era mund t’i afrohen Parkut Kombëtar të Llogorasë. Prefekti Flamur Mamaj tha se kërkohet ndërhyrja e ushtrisë për këtë situatë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel