Vatër zjarri në pyllin e Kreshpanit në Cakran, zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve

28/07/2021 16:52

Një vatër zjarri ka rënë në pyllin e Kreshpanit në Cakran të Fierit. Nën flakë ndodhen pisha, por më rrezik është zona tek kodrat me ullinj.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por situata është e vështirë për shkak të terrenit. Repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit po punojnë edhe me mjete rrethanore për të shuar flakët.

Nuk dihen shkaqet e kësaj vatre zjarri, ndërsa flakët po përhapen pasi favorizohen nga temperaturat e larta dhe era.

Top Channel