Tiranë/ Humb jetën bebja e porsalindur
28/07/2021 13:04
Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë në maternitetin në Tiranë.
Policia bën me dije se vdekja e foshnjes ka ardhur, dyshohet si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Njoftimi nga Policia e Tiranës, paraprake:
Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel