“Sot ishte ceremonia e fejesës”/ I vëllai prek me fjalët pasi humbi motrën dhe mbesën në aksidentin tragjik në Kroaci

28/07/2021 23:01

Vëllai i Valentina Binakaj, e cila humbi jetën tragjikisht bashkë me vajzën e saj, Erlinden në aksident në Kroaci ka folur pas ceremonisë së varrimit në Gjakovë.

Ai tha se motra e tij kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa mbesën e njohën përmes këpucëve.

 “Ceremonia e varrimit shkoi shumë mirë, jemi popull shumë human, me kulturë të lashtë. Falënderoj komunën për organizimin që e ka bërë, ne si familjarë nuk kemi pas shumë obligime. Sa i përket viktimave ju shprehi ngushëllime të gjitha familjeve që i kanë humbur të dashurit e tyre”, tha ai për një media në Kosovë.

Ndër të tjera, ai shtoi se të dyja po udhëtonin për një fejesë në Kosovë, të cilën e kishte organizuar familja dhe ceremonia do të organizohej pikërisht sot.

“Shumë rëndë. Janë mundu me më kontaktu motrat kur kanë marrë lajmin nga mbesat tona. Kam qenë në gjumë se kam qenë në punë natën. Djali më ka zgjuar nga gjumi më tha diçka i ka ndodhë hallës. Nga mbesa e kam marrë lajmin se motra ka vdekur në vend, mbesën në bazë të këpucëve të këmbëve e kanë njohur që është ajo. E madhja ka dashtë zoti që me ato lëndime të mbijetoi, pak trauma kanë. Sot ka qenë dita e fejesës kur u caktu, ka qenë edhe arsyeja pse kanë udhëtu 3-4 ditë përpara edhe me e kry ceremoninë”, tha vëllai i Valentinës.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel