Panik nga tërmeti në Shëngjin/ Pushuesit dalin në rrugë, kalojnë natën nëpër makina

28/07/2021 15:06

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Lezhës por dhe ne zonën bregdetare te Shëngjint.

Tërmeti 3.6 ballë i shkallës Rihter nxori nga banesat e hotelet pushuesit në Shëngjin.

Epiqendra e tërmetit, ka qenë 3 kilometra në Veri-Perëndim të Lezhës, ndërsa thellësia ka qenë 11 kilometra.

Fatmirësisht nuk janë raportuar dëme materiale, por një panik i madh te qytetarët dhe pushuesit në zonën bregdetare.

Të trembur nga lëkundja, ata kanë zbritur menjëherë në rrugë e sheshe shumë prej tyre janë futur në makina për të kaluar momentet e panikut që kanë përjetuar apo të tjerë kanë kaluar orë të tëra në shezlongë buzë detit nga frika e ndonjë lëkundjeje tjetër.

Top Channel