Në fushën e mbetjeve urbane në Fier vijojnë të digjen mbeturinat.

Për shkak të tymit që është ngritur në ajër janë mbuluar jo vetëm banesat shumë afër fushës së mbetjeve në Mbrostar por edhe gjithë qyteti, pasi tymi toksik po përhapet gjerësisht i ndihmuar edhe nga era.

Për shuarjen e flakëve po ndërhyhet me botet e ujit të bashkisë dhe forcat zjarrfikëse të Fierit , Patosit dhe Roskovecit.

Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të shuajnë flakët pasi zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të saj.

Top Channel