Një vajzë 19 vjeçe humbi jetën një natë në parë në by pass-in e Fierit, pasi makina që ajo po drejtonte ka dalë nga rruga.

Dyshohet se shtetësja me iniciale Xh.M ka humbur kontrollin e automjetit “Benz”, rreth orës 22:35 në fshatin Pojan.

Dyshimet paraprake nxjerrin si shkak të aksidentit shpejtësinë tej normave të lejuara dhe përgjumjen e shoferes. Burime pranë policisë thonë se makina kishte dalë jashtë kontrollit për më shumë se 100 metra.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel