“Paguhesha 80 paund për ushqim”/ Dënohet me 2 vite burg shqiptari që u kap me fermë kanabisi në Britani (Emri)

28/07/2021 22:01

Një 27-vjeçar shqiptar i identifikuar si Gani Muca është dënuar me dy vite burg në Britani sepse u kap duke kultivuar lëndë narkotike në një banesë.

Arrestimi i tij u bë më 6 qershor, ndërsa vlera e kanabisit të sekuestruar do të arrinte në 72 mijë nëse do të dilte në treg.

27-vjeçari shqiptar u tha oficerëve se kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike. Ai u shpreh se ishte paguar 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e kanabisit.

Muca u deklarua fajtor për prodhim të lëndëve narkotike. Avokati i tij, Martin Morrow tha se Muca nuk ka dënime të mëparshme dhe përshkroi shkeljen e klientit të tij si jashtë karakterit.

Top Channel