Kokaina e sekuestruar

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë pas operacionit antidrogë në Tiranë të ndodhur në zonën e “Xhamamlikut”, një ditë më parë ku u shtri përtokë gazetari që po filmonte ngjarjen.

Ata janë konstatuar nga policia në rrugën “Kujtim Laro”, në biznesin e G. K., ku kishin bërë gati kokainën.

Të katërt G. K., 47 vjeç, T. Ç., 34 vjeç, A. G., 28 vjeç dhe E. P., 32 vjeç,  sapo kanë parë policinë kanë tentuar të largohen me vrap, por janë neutralizuar, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi E(E). P(S)., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor në ngjarje.

Pamjet janë regjistruar nga qytetarë të rastit, ku njëri nga të arrestuarit u shpëton policëve nga duart dhe largohet me “Benz”-in. Efektivët e policisë që i kërkojnë të riut të dorëzohet, ndërsa ky i fundit xhiron gomat dhe largohet.

Të revoltuar nga dështimi i operacionit, efektivët e RENEA-s ushtrojnë kontrolle në zonën përreth dhe në një moment shtrinë në tokë pa asnjë shpjegim gazetarin Ergys Gjençaj, i cili po filmonte operacionin nga automjeti i TV News24.

Më pas  G. C., 26 vjeç është arrestuar pasi rrezikoi jetën e punonjësve të tjerë, ndërsa policia arriti të sekuestronte 1 kilogram e 128 gramë lëndë narkotike kokainë, 3 makina dhe 7 aparate celular.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Xhamlliku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Sekuestrohen 1 kilogram e 128 gramë lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celular. Vihen në pranga 5 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër shtetas. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në bazë të informacioneve të marra se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë në zonën e Xhamllikut, kanë zhvilluar operacionin e koduar “Xhamlliku”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:   G. K., 47 vjeç, T. Ç., 34 vjeç, A. G., 28 vjeç dhe E. P., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi E(E). P(S)., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor në ngjarje. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Kujtim Laro”, në biznesin e shtetasit G. K., ku dyshohet se kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Të katërt këta shtetas, sapo kanë parë shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen me vrap, por janë neutralizuar dhe prangosur nga Policia. Gjatë largimit, ata kanë fshehur lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë”, i shtetasit G. C., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë për të ndaluar për verifikim e tij dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore , për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve  G. K., T. Ç., A. G. dhe E. P., dhe për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, në ngarkim të shtetasit G. C.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA