10 qytetarët nga Kosova të cilët ishin nisur drejt vendlindjes mbërritën në atdhe vetëm të vdekur.

Ata nuk mundën dot të shkonin në vendlindje pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e së dielës që lamë pas në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci.

Familjarët i pritën me nga një lule në duar, ndërsa mbërritën në rrugë tokësore në Vërmicë.

Trupat   pritet që fillimisht të dërgohen në morg, e më pas t’u dorëzohen familjareve, ndërsa varrimi do të bëhet pasditen e sotme.

Kujtojmë se aksidenti i rëndë me 10 viktima dhe 45 të plagosur ndodhi në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës, ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën në aksident.

10 jetët mbyllën sytë përgjithmonë në atë ditë të kobshme janë  shoferi Naser Sylmetaj, lindur më 1974, Gjakovë; Leonora Gjota-Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik – Deçan dhe mamaja e saj Gjyle Maloku, Valentina Binakaj dhe vajza e saj Erlinda Binakaj; Sevdail Rrustemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme – Podujevë;  Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radostë;  Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë – Gjakovë; Anjeza Bellanica dhe  Alinda Iprijaj, nënë e 5 fëmijëve.

Mbrëmjen e djeshme 21 të plagosurit që arritën t’i shpëtonin aksidentit të frikshëm mbërritën në Kosovë.

FOTO GALERI
17/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA