Foto ilustruese

Një 26-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi gjatë kontrollit, iu gjet lëndë narkotike e llojit kanabis në çantë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 26 vjeç, banues në Napoli, Itali, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, në çantën e shpinës iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA