Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pa ecurinë e ndërtimit të lagjes së re me banesa, në zonën e 5 majit në kryeqytet nga ku synohet që në muajt maj-qershor të vitit 2022 banorët të kenë hyrë në apartamentet e reja.
“Më vjen mirë që shoh që tek një kantier publik është punuar me më shumë shpejtësi dhe cilësi se në një kantier privat. Kjo është dita me natën. Po punohet me shumë cilësi dhe shumë shpejt. Fakti që sot shikojmë se si po konturohet kjo lagje re vërtet Tirana policentrike po bëhet realitet”, tha Veliaj.
Për të gjitha banorët të cilët pyesin se çfarë do të bëhet me bonusin e qerasë Erion Veliaj u dha këtë përgjigje.
“Ne i japim garanci çdo familjeje që ne do vazhdojmë me qira deri ditën që do marrin çelësin e shtëpisë së re dhe të hyjnë me këmbën e djathtë e të mbarë”.
Lagjja e re është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, e cila po ndërtohet nga themelet pritet të akomodojë 11 mijë banorë. Pjesë e kësaj lagjeje të re janë edhe shkollat, kopshtet, njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.
Top Channel