“Humb betejën me Covid 74-vjeçari”/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin: Rritet numri i të shtruarve në spitale

28/07/2021 16:43

Pas 32 ditësh në 24 orët e fundit është shënuar viktima e parë nga COVID në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 30 qytetarë:
“14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë”.

Në njoftimin e bërë nga Ministria shkruhet se vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, ndërsa aktualisyht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 17 pacientë.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë vijon me apelin për të gjithë qytetarët që të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika (28 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 17
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3316

Testime totale 889,044
Raste pozitive 132,952
Raste të shëruara 130,174
Raste Aktive 321
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 115
Elbasan 45
Kukës 32
Lezhë 32
Vlorë 28
Fier 16
Durrës 16
Shkodër 15
Korçë 10
Berat 8
Gjirokastër 4

Top Channel