Hedh në gjyq ujësjellësin për 70 mijë lekë, shpenzon 300 mijë për gjyqin. Fiksi vë institucionin në lëvizje

28/07/2021 20:40

Për 70 mijë lekë të vjetra mbifaturim, hedh në gjyq Ujësjellës Kanalizime, Vlorë. Shpenzon mbi 30 mijë lekë të reja për avokat e proces gjyqësor. Fiton gjyqin, por ende nuk ka marrë shpenzimet gjyqësore siç e përcakton vendimi. Fiksi vë në lëvizje institucionin i cili thotë se do ta zgjidhë sa më shpejt, pasi të bëjë verfikimet përkatëse.

Nuri Aliaj nga Bolena e Vlores, ankohet në Fiks Fare për një vendim të gjykatës së formës së prerë, te fituar ndaj UK Vlorë, përbifaturim. Sipas tij, mbifaturimi nuk ish hequr nga sistemi edhe pse vendimi ish i 2016, dhe shpenzimet gjyqesore nuk i ishin kthyer. Në shenjë proteste ai nuk kish paguar faturën mujore të ujit nga mesi i vitit 2018 e deri më sot. Për shkak të sorollatjes dhe mos marrjes së një përgjigje konkrete ai tha se u detyrua të ankohej ne Fiks Fare. “Më vjen turp që për një gjë kaq të vogël duhet të hapja gjyq, e akoma më shumë turp që duhët të thërras Fiksin për ta zgjidhur, -shtoi ai.

Fiksi vuri mënjëherë  në lëvizje institucionin e UK, Vlorë, juristi i së cilit tha që edhe pse është e mbartur si dosje, ata do ta verifikojnë, e nëse nuk është bërë do të bëhet shlyerja e detyrimit të shpënzimëve gjyqësore sa më shpejt. Për sa i takon vendimit të gjykatës, ai është zbatuar dhe muajt janë zeruar në sistem por zotëria duhet të nis të paguajë ujin nga 2011 e këtej. Ndaj vazhdon të dalë akoma me detyrime.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA