Fieri mbulohet nga reja e tymit. Prej dy ditësh digjet plastikë në fushën e mbetjeve pranë qytetit

28/07/2021 12:26

Qyteti i Fierit prej dy ditësh është mbuluar nga retë toksike të tymit që del nga fusha e mbetjeve urbane fare pranë qytetit.

Këto janë pamjet në rrugët e Fierit prej dy ditësh. Edhe pse koha është e mire dhe me diell, rrezet e tij bllokohen nga reja e tymit të mbetjeve urbane.
Zjarri ka rënë në fushën e mbetjeve në Mbrostar.

Sasia e madhe e plehrave që ndodhet atje është ndezur prej dy ditësh.

Këto janë pamjet e filmuara nga ajri që tregojnë madhësinë dhe rrezikshmërinë që po paraqet kjo re toksike për banorët e Fierit dhe zonave përreth.

Në situatë më të vështirë janë shtëpitë dhe bizneset që ndodhen pranë kësaj zone. Në këto banesa është pothuajse e pamundur që të qëndrosh për shkak se tymi është i padurueshëm.

Prej dy ditësh zjarrëfikës nga fier, patosi dhe roskoveci po mundohen që ta fikin flakën, por sasia e madhe e plastikës që është depozituar në këtë landfill e bën pothuajse të pamundur punën për fikjen e tij.

Vatra e zjarrit është përhapur në një zonë të gjerë të kësaj fushe mbetjesh. Landfilli i Mbrostarit depoziton mbetjet në qiell të hapur që prej fillimeve të viteve 90.

Policia po heton në lidhje me këtë zjarr që duket se është shkaktuar nga zjarret e vendosura në bimësinë pranë këtij Landfilli dhe që po ndihmohet nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Top Channel