Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypassin e Fierit ku një automjet tip”Benz” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e automjetit shtetasja me iniciale Xh.M 19-vjeç, banuese në Tiranë. Në këtë aksident gjithashtu ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale S.Xh 21-vjeç i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel