Një 25-vjeçar është arrestuar në Fier pasi kishte bërë gati kanabisin për t’ia shitur një të mituri.

Autorit S. O., 25 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën e kishte bërë gati në paketim për t’ia shitur një shtetasi të mitur 14-vjeç.

Fier

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, i shtetasit S. O., 25 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën e kishte bërë gati në paketim për t’ia shitur një shtetasi të mitur 14-vjeç. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin Sh. H., 47 vjeç, banues në Patos, pasi ka përndjekur dhe ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet telefonit, një shtetase 30 vjeçe.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur dhe për të përcaktuar me prova ligjore drejtuesin e automjetit që ka dalë mbrëmë nga rruga ku humbi jetën 19-vjeçarja Xh. M., me urdhër të Prokurorit është bërë ndalimi i shtetasit S. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel