Zjarr masiv në Athinë/ Shkrumbohen shtëpi e makina, zjarrfikëset ‘në luftë’ me flakët (PAMJET)

27/07/2021 16:37

Një zjarr masiv ka përfshirë periferinë e Athinës, ku janë bërë ‘shkrumb e hi’ shtëpi dhe makina, ndërsa shkaku nuk dihet ende.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 150 zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe janë ‘në luftë’ me flakët.

Po ashtu, avionë dhe helikopterë kanë mbërritur menjëherë në ndihmë të zjarrfikëseve dhe po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara shihen pyje, makina dhe shtëpi të djegura e të shkrumbuara nga flakët e këtij zjarri masiv.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel