Za Fest në edicionin e pestë! Nis në Shirokë dhe vijon në disa lokalitete në Shkodër

27/07/2021 15:55

Zâ Fest këtë vit shënon edicionin e pestë të tij.

Festivali synon të behet një festival që ka brenda tij shumë estetika të artit, jo vetëm kengën, poezinë, legjendat etj, por edhe baletin kontemporan, teatrin, filmin e gjithashtu synon të ndihmojë turizmin.
Duke u vendosur rreth rrafshit të Shkodrës, Zâ Fest kërkon të zhvillojë më shumë aktivitetet e tij në veri të Shqipërisë duke pasur parasysh që kjo zonë ka më shumë nevojë për zhvillim.
Por tashmë nuk është më Thethi, vendndodhja e festivalit.

Prej datës 29 korrik, në Shirokë e deri në përmbylljen në datën 31 korrik, Za Fest do të sjellë një numër të madh artistësh si ShpatDeda, Josif Gjipani, Ekland Hasa Gjon`s Tears, Gentian Doda, Vlashent Sata, Gipsy Barcelona Balkan Orchestra etj.

Top Channel