Marjus Dema, i riu që vrau shokun e tij Mehmet Qemën, mbrëmjen e datës 10 maj ka lënë qelinë.

Top Channel mëson se Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Marius Demën, i cili është lënë në masën “arrest shtëpie”, gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj pas krimit të rëndë.

Apeli ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Demën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke i dhuruar lirinë të riut që i mori jetën shokut të tij, Mehmet Qema.

Si ndodhi vrasja

Pak para se të humbte jetën, 27-vjeçari Mehmet Qema i bëri me shenjë shokut të tij, Marius Dema që të largojë armën.

Por 28-vjeçari vazhdoi të luante me vdekjen ndër duar, derisa arma u shkrep dhe i mori jetën. Përveç Marius Demës që u vetëdorëzua disa orë pas krimit, u vetëdorëzuan edhe shokët e tjerë që gjendeshin së bashku me ta përtej orës policore.

Autori, Marius Dema u soll në vendngjarje disa orë më pas për të treguar se ku ishte hedhur pistoleta e krimit, ndërkohë që u shfaq i traumatizuar.

“As unë nuk e di se si ndodhi”, deklaroi para prokurorisë 28-vjeçari.

Dëshmitarët, mes tyre Eder Pjetra tregojnë se përpara vrasjes të rinjtë po qëndronin qetësisht dhe nuk kishin asnjë konflikt. Kurse për pajisjen që prodhon monedhat bitcoin, që u gjet në zonën ku ndodhi vrasja, ka shtuar se ky ambient i ishte dhënë me qira Marius Demës, i cili përveç vrasjes pritet u mor në pyetje edhe për laboratorin të zbuluar rastësisht.

Më herët, gazetarja e ‘Top Channel’, Anila Hoxha siguroi pamjet ekskluzive pak momente para se të ndodhte vrasja e 27-vjeçarit, Mehmet Qema. Sikurse shihet në video autori 28-vjeçar, Marius Dema ka qenë duke e mbajtur armën në dorë, ndërsa personat e tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, kanë qenë të ulur në tavolinë bashkë me viktimën.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel