Tenderi abuziv i uniformave të policisë/ 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dalin para gjykatës më 30 korrik
27/07/2021 09:12
Gjykata e Posaçme cakton datën për seancën e Apelit të nëntë zyrtarëve të arrestuar për shkelje të barazisë në tendera.
Edlira Naqellari dhe 8 të hetuarit e tjerë për tenderin abuziv, me uniformat e Policisë së Shtetit do të dalin para Gjykatës së Posaçme të Apelit në 30 korrik. Zyrtarët kanë apeluar masat e sigurisë lënë në fuqi në Shkallë të Parë duke kërkuar zbutje të tyre, me argumentin se nuk ka kushte ligjore për të qëndruar në burg.
9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme akuzohen nga SPAK për shkelje te barazisë në tender, pasi ka dyshime për shkelje të rënda në tenderin prej 2.8 miliardë lekë.
Top Channel