Të burgosurit shqiptarë në Britani me shtëpi të re. Ja çfarë pritet të ndodhë

27/07/2021 17:50

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndodhet në Britaninë e Madhe ku finalizoi marrëveshjen për transferimin e të burgosurve shqiptarë, por edhe atyre britanikë.

Ministrja Gjonaj ka folur  në një lidhje me skype për “Top Talk” duke zbuluar disa detaje të kësaj marrëveshje. Gjonaj tha se përvec atyre që do të deportohen, kanë shtuar faktin që të dënuarit shqiptarë të kërkojnë që të kryejnë dënimin në Shqipëri.

Gjonaj: Kjo marrëveshje e cila u konsiderua si marrëveshje e re rregulloi të gjitha problematikat proceduriale me qëllim që personave të dënuar dhe që vuajnë dënimin në Mbretërinë e Bashkuar apo Irlandën e Veriut të mundësohet transferimi i tyre duke vazhduar vuajtjen e dënimit në Shqipëri duke e përshtatur me parashikimet e legjislacionit shqiptar. Kjo është ajo cfarë sjell në vetvete marrëveshja e re dhe nuk mund të themi që krijon kosto sepse do të jetë marrëveshje që do të zbatohet rast pas rasti, sipas kërkesave të vetë dënuarve shqiptarë për të vuajtur dënimin dhe nuk sjell kosto të reja për sa kohë ka qenë marrëveshje e tillë.

Kur them që nuk ka kosto shtesë, është për faktin se kanë qenë të përfshira që në marrëveshjen e vitit 2014. Një aspekt tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me faktin që kemi përfshirë transferimin me pëlqimin e personit, pra jo thjesht deportimin automatikisht nga autoritetet britanike. Ka pasur kërkesa të ndryshme me numra të vegjël, por ka qenë i vështirë zbatimi në këto 4 vite. Me anë të kësaj marrëveshje, kërkesat do të rriten.

Taksa-paguesit shqiptarë do të paguajnë koston e mbajtjes në burgjet shqiptare, të 1500 bashkëkombasve të tyre që priten të transferohet nga Anglia, në institucionet shqiptare të vuajtjes së dënimin, pas firmosjes së marrëveshjes dje në Londër nga ministria e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ndërkohë shtetit shqiptar nëse të gjithë këta të burgosur do të transferohen, çdo vit do t’i duhet të shpenzojë mbi 13 milion euro, pasi kostoja vjetore e mbajtjes të një të burgosuri në Shqipëri është mbi 9.000 euro.

Top Channel