Policia e Tiranës njoftoi në mbrëmje në lidhje me aksionin e përbashkët me SPAK në zyrat e Kadastrës së Tiranës ku në pranga janë vënë tre persona.
Në kuadër të operacionit “Ndërmjetësi” u bë ekzekutimi i urdhrave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë “Arrest në burg” ndaj shtetasve: Gazmend Canaj, 49 vjeç, Admir Burri 44 vjeç dhe Neritan Bablusha, 52 vjeç te dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”.
Ndërkohë për dy persona të tjerë është bërë ekzekutimi i masës “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” , të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës “Pezullimi i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” ndaj Panol At-Nikolla, 39 vjeç, me detyrë punonjës i Drejtorisë së Agjensisë shtetërore të Kadastrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë fuksione publike” , ndërsa u bë edhe shpallja në kërkim e një personi tjetër.
Ky operacion është zhvilluar pasi janë ngritur dyshime për falsifikim dokumentesh, korrupsion apo edhe tjetërsim pronash.
Top Channel