Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër mesditën e kësaj të marte.

Një vajzë e mitur 13-vjeçe, me inicialet Z.L., është mbytur në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Oblikë, të njësinë Ana e Malit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se, para se të ndodhte tragjedia 13-vjeçarja po lahej së bashku me familjarët e saj, por fatkeqësisht nuk arriti dot të dalë e gjallë në breg.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

Shkodër/ Informacion paraprak
 
Më datë 27.07.2021, rreth orës 15:45, në lumin Buna, në vendin e quajtur fshati Zues, Shkodër, është mbytur duke u larë në lumë, shtetasja Z. L., 13 vjeçe, banuese në Oblikë, Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel