Përhapje masive e variantit Delta, Irani shënon numrin më të lartë të rasteve që nga fillimi i pandemisë

27/07/2021 02:20

Irani ka regjistruar 31.814 raste me COVID-19, numër rekord ditor që kur shpërtheu pandemia në vend vitin e kaluar.

Vendi i goditur më keq në Lindjen e Mesme po ashtu regjistroi 322 viktima, fatalitetet më të larta ditore në valën e pestë të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 89.122. Numri i përgjithshëm i infeksioneve është rritur në 3,72 milionë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 3.566 persona u shtruan në spital në 24 orët e fundit. Zyrtarët kanë paralajmëruar që shtrimet e përditshme në spital mund të arrijnë në 9.000 në javët e ardhshme pasi vala e pestë nuk ka arritur kulmin akoma.

Irani është duke u ndeshur me një valë të re të pandemisë të drejtuar nga varianti Delta, i cili filloi në pjesët jugore të vendit muajin e kaluar, duke mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor të dëmtuar nga sanksionet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA