Mediu nuk rihetohet për Gërdecin! Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e SPAK për ish-ministrin e Mbrojtjes

27/07/2021 15:12

Megjithëse nuk është një vendim i formës së prerë, Gjykata e Posaçme ia mbylli dyert SPAK dhe ia refuzoi kërkesën për të rihapur çështjen e tragjedisë së Gërdecit dhe për rrjedhojë gjykimin e Fatmir Mediut, nën akuzë në atë kohë për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Ish-ministri i mbrojtjes është i lirë të vazhdojë pa asgjë përgjegjësi penale jetën e tij dhe këtë dhuratë e ka nga ish-prokuroret e përgjithshëm dhe çdo prokuror i institucionit qendror, i cili nga viti 2012 dhe për 8 vitet vijuese nuk e pengonte asgjë që ta hetonte mbi tragjedinë e Gërdecit.

Në vendimin e zbardhur, gjyqtari thekson se prej 14 shtatorit 2009, mbasi Gjykata e Lartë e pushoi çështjen për shkak të imunitetit të fituar nga zgjedhjet e qershorit, akuza nuk i kërkoi përsëri kuvendit dhënien e autorizimit për fillim të ndjekjes penale ndaj Fatmir Mediut.

Por edhe kur fuqia e imunitetit ra me ndryshimet ligjore , Fatmir Mediu ka vijuar të mbrohet nga akuza prej vitit 2012 deri në 1 gusht 2017 , atëherë kur sipas gjykatës ndonëse hynë në fuqi ndryshimet ligjore dhe ndonëse prokuroria nuk kishte asnjë pengesë ta rimerrte si të pandehur ish-ministrin, pa kërkuar autorizim apo të kërkonte rishikim të vendimit kjo gjë nuk ndodhi.
Argumenti i dytë është me provat dhe të dhënat e reja, dy koncepte të reformës sipas të cilave nuk ka asnjë provë.

Megjithëse e incioi rihapjen e Gërdecit, lëvizjet e SPAK vihen në diskutim nga Gjykata e Posaçme , e cila nënvizon se SPAK nuk paraqiti prova që të tregonin se vendimi i pushimit i më tepër se një dekade është i pabazuar, përkundrazi theksohet me tej, kjo prokurori parashtroi se nuk disponon prova te reja.

Çështja e ish-ministrit të mbrojtjes, që u shpëtua nga imuniteti i parlamentarëve të 2009 u rizgjua pas kërkesës së familjes Durda, që humbi në shpërthimin e Gërdecit fëmijën Erison Durda dhe që kërkoi hetime. SPAK iu drejtua Gjykatës së Lartë me kërkesën për revokim të vendimit të pushimit, ku dhe mori humbjen e parë pasi aty u shpall mos kompetenca.

Humbja e dytë iu dha në dhome këshillimi nga Gjykata e Posaçme, edhe pse SPAK deklaron jo zyrtarisht se do ta apelojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA