Kërcënoi një familje në Kurbin, duke qëlluar pranë shtëpisë, arrestohet 23-vjeçari

27/07/2021 09:55

Një 23-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë pranë një banese.

Sipas policisë, i riu me iniciale D.Gj. ka qëlluar pranë banesës së çiftit, shtetasve me iniciale P.N. dhe V.N. Si provë materiale, janë sekuestruar automatiku dhe 24 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një telefonate në Sallën Operative, se në fshatin Adriatik, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit D. Gj., i cili për motive të dobëta ka kanosur shtetasit P. N. dhe V. N. (bashkëshortë), banues në Adriatik, Kurbin, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, në afërsi të banesës së tyre.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi D. Gj., 23 vjeç, banues në Lezhë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA