Grushte, shkelma e thika/ Plas sherri mes truprojave e klientëve në “Orange Club” pas koncertit të Noizyt, 1 i arrestuar, nën hetim pronarët

27/07/2021 13:48

Një konflikt mes 10 personash ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin “Orange Club Sarandë”, ku një truprojë nga Tirana është arrestuar dhe 11 janë vënë nën hetim, mes tyre 2 pronarët e lokalit.

Mësohet se janë përshirë në konflikt 3 truprojat e lokalit, mes tyre një është arrestuar pasi mbante thikë me vete me katër shtetas kosovarë dhe 3 anglezë që jetonin në Londër.

Nuk dihet ende se cili është shkaku, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas koncertit të këngëtarit shqiptar Noizy.

I arrestuar është Xhemal Domi 47 vjeç për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa nën hetim nga policia u vunë  Xhevit Saliasi, 25 vjeç, Tedi Dine, 25 vjeç, banues në Tiranë të dy truproja, Armend Muja, 23 vjeç, Florent Mustafa, 27 vjeç, Elson Simoni, 21 vjeç, Fuad Veliu, 19 vjeç, të katërt shtetas kosovarë, banues në Londër,  Aldo Bërthanza, 22 vjeç e Mahdi Nasir, 26 vjeç dhe Michail Tshihanguli, 26 vjeç, dy shtetas anglez, banues në Londër.

Pronarët e lokalit Margarit dhe Miltjadh Iljadhi, përkatësisht 37 dhe 41 vjeç, banues në Sarandë akuzohen për veprat penale  “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”, pasi kanë fshirë pamjet filmike dhe 3 djemtë e përfshirë në konflikt, që punonin si truproje në këtë lokal, ishin të pasiguruar.

Pak javë më parë pronari i këtij lokali, Spiro Iljadhi është qëlluar me rreth 20 plumba e ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë, teksa disa ditë më vonë iu tentua që t’i vihej zjarri.

Sarandë

U konfliktuan me njëri-tjetrin në ambientet e lokalit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë.  Procedohen penalisht dhe 2 pronarët e lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 47 vjeç, banues në Tiranë (truproje), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë e ftohtë (thikë).  Gjithashtu u proceduan penalisht për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit: Xh. S., 25 vjeç, T. D., 25 vjeç, banues në Tiranë (të dy truproje), A. M., 23 vjeç, F. M., 27 vjeç, E. S., 21 vjeç, F. V., 19 vjeç, të katërt shtetas kosovarë, banues në Londër, A. B., 22 vjeç, M. N., 26 vjeç dhe M. T., 26 vjeç, të tre shtetas anglez, banues në Londër (klientë në lokal).

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht shtetasit M. I., 37 vjeç dhe M. I., 41 vjeç, banues në Sarandë, të dy pronarë të lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”, pasi dyshohen se kanë fshirë pamjet filmike të këtij konflikti që ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se 3 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët punonin si truproje në këtë lokal, ishin të paregjistruar/siguruar, duke shmangur sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA