Elbasan/ Ndërron jetë 55-vjeçari, u gjet i shtrirë në tokë pa shenja dhune

27/07/2021 16:15

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se personi është endacak dhe është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja dhune.

Ai ndërroi jetë pasi u dërgua në spital. Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale,  ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“Më datë 27.07.2021, rreth orës 14:50, në lagjen  “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, një shtetas ende i paidentifikuar ( endacak) rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan”, njofton policia.

Top Channel