Aksident në Lungomare/ Përplasi motoçikletën, shoferja “vë duart në kokë”

27/07/2021 21:58

Një  aksident  ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare, ku janë përplasur një makinë dhe një motoçikletë.

Mësohet se si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i motoçikletës, i cili është  dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket momenti kur shoferja e automjetit vë duart në kokë dhe duket e shqetësuar nga aksidenti.

Mbetet e paqartë se si ka ndodhur aksidenti me pasojë plagosjen.

Top Channel