Dita e 13-të e protestës! Goditet me gurë godina e Kryeministrisë dhe e Kryesisë së Kuvendit, sulmohet banka në bulevard. Policia ndërhyn me gaz dhe ujë, nuk mungojnë shoqërimet 11 shtetas të tjerë të huaj nga Egjipti, Turqia, Italia dhe Kosova morën sot nënshtetësinë shqiptare. Në ceremoninë e betimit që u zhvillua në Bashkinë Tiranë, kryebashkiaku tha se për të është kënaqësi që shtetas të rinj i shtohen Shqipërisë, por sidomos Tiranës.
“Është një shenjë e një qytetit që po rritet dhe zakonisht unë vij këtu në tarracë ose për celebrime, për dasmat e martesat e reja, pra të familjeve të reja që krijohen ose zakonisht vij këtu për të bërë betimin e shtetasve të rinj shqiptarë që i bashkohen Republikës sonë dhe misionit për të kontribuar në një shtet të përbashkët dhe në një mision të përbashkët për më shumë progres e zhvillim për Shqipërinë”, nënvizoi ai.
Në fund Veliaj uroi shtetasit e rinj shqiptarë që tani e tutje do kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
“Me betimin e sotëm ju uroj një fillim të ri si shtetas shqiptarë dhe si njerëz që gjithashtu jeni pjesë jo vetëm e një pasaporte por pjesë e një kombësie e një steme, një misioni, pjesë e një lëvizje për ta bërë Shqipërinë një vend akoma më të zhvilluar”, përfundoi Veliaj.
Kryetari i Bashkisë lexoi formulën e betimit për 11 shtetasit që kanë fituar shtetësinë shqiptare, të cilët më pas nënshkruan edhe aktin e betimit.
Top Channel