Vatër e madhe zjarri në kodrat me ullinj/ Flakët po shkojnë drejt varrezave në Karbunarë

26/07/2021 17:47

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar sot në kodrat me ullinj midis zonës së Lushnjes dhe Karbunares.

Deri tani raportohet se janë djegur mbi 10 hektarë ullishte. Pavarësisht përpjekjeve të banorëve për të shtuar flakët, zjarri u përhap më shpejt nga era e fortë.

Aktualisht zjarri po vijon të shkojë drejt varrezave në Karbunarë. Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve së bashku me banorët e zonës.

Top Channel