Ishte e dhimbshme të shikoje lotët e të dëgjojë ngashërimet e familjarëve të viktimave të aksidentit të rëndë rrugor që erdhën për të identifikuar njerëzit e tyre të dashur, shkruajnë mediet kroate. 10 persona vdiqën në vend nga rrokullisja e autobusit të nisur nga Frankfurtit drejt Prishtinës.

E vështirë të përshkruhet tronditja që këta njerëz kanë përshkruar, vazhdon shtypi vendas duke iu referuar ngjarjes tragjike të ndodhur në afërsi të qytetit Sllavonski Brod.

Ato citojnë një të mbijetuar të aksidenti, i tregoi mes lotësh përvojën shokuese.

Ne që ishim në pjesën e sipërme të autobusit dolëm mirë, por ata që ishin poshtë … ishte një tmerr i vërtetë. Pothuajse të gjithë pasagjerët flinin në autobus në gjashtë të mëngjesit. Ende nuk e kam të qartë se si ndodhi një tragjedi e përmasave të tilla. Gjëja e parë që mbaj mend pas përmbysjes kur u zgjova ishte mendimi se sapo ishim rrotulluar dhe se nuk ishte një aksident i rëndë. Në atë kohë, nuk kisha ide se do të ishte kaq tragjike. Por ishte. Ne ndihmuam në nxjerrjen e trupave të pajetë. Unë arrita të telefonoj familjen time, të gjithë ishin shumë të lumtur”, ka thënë i riu.

Në mesin e viktimave është edhe shoferi tjetër, i cili vetëm 30 minuta përpara tragjedisë ia kishte kaluar timonin kolegut. Djali i tij reagoi përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, ku rrëfeu pengun e tij të madh: se nuk e përqafoi të atin sa duhet kur u ndanë, një dhimbje kjo nga ato që të ndjekin nga pas për të gjithë jetën!

Top Channel