“Të vaksinuar me AstraZeneca, Pfizer dhe Coronavac”, Bino jep detaje për të infektuarit nga ‘Delta’ në Shqipëri

26/07/2021 13:41

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino dha detaje rreth personave të prekur nga varianti ‘Delta’ në vendin tonë dhje tha se 6 prej tyre ishin të vaksinuar.

“6 prej rasteve kanë qenë të vaksinuar, 2 prej tyre në Mbretërinë e Bashkuar me AstraZeneca. Dy prej rasteve me një dozë Pfizer, dy raste me dy doza Coronavac.

Pavarësisht kësaj, ajo c’ka ka rëndësi dhe është për t’u theksuar se asnjë prej rasteve nuk ka patur nevojë për kujdes spitalor. Ajo c’ka vihet re në botë sot, në spitale po rritet numri i të rinjve që kanë nevojë për kujdes spitalor. Duhet të jemi të kujdjesshëm të promovojnë vaksinimin e të rinjve” tha Bino.

Ndërsa lidhur me procesin e vaksinimit dhe nëse do të jetë e nevojshme marrja e një doze të tretë të vaksinës anticovid tha :

“Ne kemi ndjekur modelin e Turqisë, pavarësisht se kemi patur strategjinë tonë. Planifikim për një dozë të tretë, është duke u marrë në konsideratë, në bazë të të dhënave nga studime të ndryshme në botë. Testi i anticorpeve nuk është diçka që sygjerohet, nuk janë metodologji të standardizuara, mund të japin falsitete. Ju them qytetarëve të vaksinohen dhe të ruhen, mos rendin pas analizave të antikorpeve.” tha Bino.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA