Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës Është zgjedhur deputet nga fieraket dhe kryeson partinë socialiste në këtë qytet, por Petro Koçi është i bindur se krimi në këtë qytet është influent jo vetëm në tendera .
Rasti konkret i marrëdhënies krim- politikë, lidhet me zgjedhjet më të fundit dhe për këtë arsye, Petro Koçi, pasi rrëfeu denoncimet në SPAK shigjetoi LSI-në
Top Channel: A ndihmohet bota e krimit nga politika?
Petro Koçi: “Ju e dini që bota e krimit në Fier ka patur lidhje të konsoliduara me politikën, mund t’ju them dhe rastet e fundit kur në marrëdhënie me LSI-në ndikoi në rezultatet zgjedhore, dhe për zgjedhjet u ndikua. Jam politikan dhe kam shprehur vullnetin tim të plotë për drejtësinë dhe për të bashkëpunuar , përmenda rastet, e kam thënë publikisht”.
Teksa krimi fiton nga financat publike përmes tenderave, ai po zgjerohet në këtë qytet edhe përmes kërcënimeve ndaj zyrtarëve.
Petro Koçi: “Jam i bindur edhe nga marrëdhënia me elektoratin, shumica e zyrtarëve nuk e kanë pritur deklaratën time, ajo që unë them është e vërtetë që dhemb për disa”.
Problemet si tenderat, krimi, politika dhe punësimet e paligjshme tregojnë se qetësia në qytetin e Fierit është vetëm në sipërfaqe.
Top Channel