Është zgjedhur deputet nga fieraket dhe kryeson partinë socialiste në këtë qytet, por Petro Koçi është i bindur se krimi në këtë qytet është influent jo vetëm në tendera .
Rasti konkret i marrëdhënies krim- politikë, lidhet me zgjedhjet më të fundit dhe për këtë arsye, Petro Koçi, pasi rrëfeu denoncimet në SPAK shigjetoi LSI-në
Top Channel: A ndihmohet bota e krimit nga politika?
Petro Koçi: “Ju e dini që bota e krimit në Fier ka patur lidhje të konsoliduara me politikën, mund t’ju them dhe rastet e fundit kur në marrëdhënie me LSI-në ndikoi në rezultatet zgjedhore, dhe për zgjedhjet u ndikua. Jam politikan dhe kam shprehur vullnetin tim të plotë për drejtësinë dhe për të bashkëpunuar , përmenda rastet, e kam thënë publikisht”.
Teksa krimi fiton nga financat publike përmes tenderave, ai po zgjerohet në këtë qytet edhe përmes kërcënimeve ndaj zyrtarëve.
Petro Koçi: “Jam i bindur edhe nga marrëdhënia me elektoratin, shumica e zyrtarëve nuk e kanë pritur deklaratën time, ajo që unë them është e vërtetë që dhemb për disa”.
Problemet si tenderat, krimi, politika dhe punësimet e paligjshme tregojnë se qetësia në qytetin e Fierit është vetëm në sipërfaqe.
Top Channel