‘Roni i Shijakut’ dënohet për një telefon/ ‘E gjeta tek dushet e burgut, ishte brenda një facolete bashkë me pinin, e përdora për…’

26/07/2021 18:20

Hekuran Hoxha, i njohur ndryshe si ‘Roni i Shijakut’ dhe koka i bandës së Shijakut, së fundmi është dënuar me tetë muaj burg për një telefon!

Sipas një fashikulli që ju vu në dispozicion gazetares së Top Channel, Anila Hoxhës mësohet se Hekuran Hoxha u deklarua fajtor për veprën penale ‘Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimit me burgim.

Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Hoxha thuhet se i pandehuri, Hekuran Hoxha është shprehur i penduar për këtë vepër penale, duke kërkuar edhe ulje të dënimit. Ai është shprehur se telefonin e ka gjetur tek dushet dhe ka komunikuar me familjen e tij, pra e ka përdorur telefonin për nevoja personale dhe familjare.

“Ka dy jave qe ka shkuar ne dhomen Nr.2, kati i trete dhe me telefonin kishte pak dite qe kishte folur, afro 10 dite dhe vetem me familjen. Shoku i dhomes nuk ka pasur dijeni per telefonin. Ai ka deklaruar se fliste me telefonin vetem me familjaret e tij”, thuhet në fashikullin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.

Ngjarja është shënuar më datë 16.01.20 në orët e vona të mbrëmjes, teksa gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi i sigurisë së IEVP-së ‘Mine Peza’ në ambientet e regjimit të brendshëm, në dhomën numër 2 ku janë të akomoduar të paraburgosurit Hekuran Hoxha dhe Klodian Çypi, u kap dhe bllokua një telefon i markës L8STAR.

Ishte punonjësi i policisë, A.M., që gjeti sendin e kundërligjshëm dhe deklaroi se:

“Ishte me sherbim tueni i dyte dhe po kryente sherbim te porta kryesore, rreth ores 22:50 ka vajtur ne Institucion Drejtori i Institucionit A.J. dhe Shefi e Policise K/Komisar F. P., si dhe dy koleget e tij M. M.dhe L. C. Shefi i policise K/Komisar F. P., i ka kerkuar te rreshtohen dhe urdheruar te linin sendet personale pasi do te futeshin ne regjimin e brendshem. Pasi jane kontrolluar nga ndihmes specialisti i Informacionit kane hyre ne regjim ne drejtimin e shefit te policise K/Komisar F. P., Pasi jane ngjitur ne katin e trete shefi i ka thene se dote ushtrohej kontroll dhome ne dhomen Nr.2 te katit te trete per sende te ndaluara. Pasi jane afruar tek dera dhe nga sporteli kane urdheruar te paraburgosurit e dhomes Nr.2 qe te mos leviznin pasi do te ushtrohej kontroll, kane hyre ne dhome dhe kane kryer kontrollin fizik te te paraburgosurve, i kane pyetur ata a kishin ndonje send te kundraligjshern ne ambientet e dhomes dhe ata i jane pergjigjur se jo. Kane vazhduar kontrollin dhe shefi i policise, i cili ishte prezent ka konstatuar se siper frigoriferit i vendosur ne karikim ne nje aparat digital ndodhej nje telefon celular i vogel. Shefi i te paraburgosurit pyeti se kush e kishte sendin e ndaluar (telefon). Ata nuk moren asnjeri pergjegjesine, kane vazhduar kontrollin e dhomes dhe nuk kane konstatuar send tjeter te kundraligjshem. Pasi kane mbaruar kontrollin te paraburgosurit Hekuran Hoxha dhe Klodian Qypi i zbriten ne dhomat e vecimit, si dhe hartuan raportin e sherbimit. Me pas kane kontrolluar edhe ambientet e bibliotekes nga ku nuk eshte konstatuar ndonje send i kundraligjshem”.

Klodian Çypi, i cili ndan të njëjtën dhomë burgimi me Hekuran Hoxhën u mor në pyetje gjithashtu. Ai deklaroi se nuk ka pasur dijeni fare për telefonin, ndërsa në momentin që kishte vajtur kontrolli ai ka qenë në lavamanin e banjës duke pastruar shtrydhësen e frutave.

Pasi u ‘kap mat’ nga punonjësit e policisë, Hekurani u shpreh se e kishte gjetur telefonin tek dushet e katit të dytë.

Deklaroi se ka qenë i akomoduar ne dhomën 9, kati i dyte, kur ka shkuar per te bërë dush ne ambientin e dusheve dhe ka gjetur te mbështjellë me facoletë telefonin së bashku me pinin e numrit.

Një shkresë i është dërguar edhe kompanisë telefonike, nëpërmjet së cilës është kërkuar informacion mbi identifikimin e 12 numrave të telefonit të konstatuara nga këqyrja e telefonit, si dhe përdoruesit e këtyre numrave.

Prokuroria kërkoi deklarimin fajtor të ‘Ronit të Shijakut’, për veprën penale të cituar në fillim të këtij lajmi, duke marrë parasysh edhe pendesën dhe pranimin e akuzës nga ana e Hekuran Hoxhës. Sipas nenit 406/1 të Kodit Penal Hekuran Hoxhës iu zbrit 1/3 e dënimit, nga 1 vit në 8 muaj burgim.

Gjykata çmoi se: I pandehuri ka vepruar me dashje të drejtpërdrejtë, pasi ai ka parashikuar karakterin shoqërisht të rrezikshëm të veprimeve të tij dhe ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme e të vullnetshme, duke ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta për sigurimin dhe mbajtjen në mënyrë të paligjshme të një aparati celular, i cili është i ndaluar për t’u mbajtur në ambjentet e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, sipas nenit 21 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, të miratuara me vendimin Nr. 437, datë 20.05.2015 të Këshillit të Ministrave.

Hekuran Hoxha, i dënuar më parë në Turqi si i akuzuar për trafik heroine, është dënuar nga GJKKO me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim në kuadër të operacionit ‘Vol-Vo4’, per dyshimet e akuzës se implikimit ne ngritjen e një laboratori droge në Has, i shkatërruar nga autoritetet gjatë goditjes se grupit “Avdylaj”, e tashmë e pësoi sërish për vetëm një telefon!

Top Channel