Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Artur Kalanë si gjyqtar i Gjykatë së Lartë.

Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 8 (tetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

D E K R E T

PËR
EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pikat 11 dhe 13, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas administrimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës në datë 19.07.2021, të propozimit të arsyetuar të përcjellë me shkresën me nr. 3390/2 prot., datë 19.07.2021 dhe Vendimit nr. 311, datë 16.07.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. Artur Kalaja”, shoqëruar me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë/emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur për kandidim me vendimin nr. 87, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosa të:

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Artur Kalaja emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Top Channel