Komiteti i Ekspertëve tha se do të mbajë të pandryshuara masat e vendosura kundër pandemisë së koronavirusit në vend.

 

Zv/ministrja Rakacolli u shpreh se nga survejimi i situatës është konstatuar që rastet e shtrimeve këto ditë në spitale janë persona të pavaksinuar.

Ka një rritje të lehtë të numrit të rasteve, shtrimet janë të ulëta, numri i rasteve të shtruara që sëmuren më rëndë. Janë të pavaksinuar. Rastet po rriten mes personave që janë të pavaksinuar

Pavarësisht Deltës në Shqipëri mbrojtja është njësoj dhe niveli i masave nuk ka nevojë të ndryshojë. Masat do të jenë po ata. Pavarësisht qarkullimit të deltës, i cili ka infektueshmëri më të lartë, për mbrojtjen e tij do të duhet të vijojmë të përdorim të gjitha masa. Do të duhet të vazhdojmë mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura. Do të vijojë ora policore nga ora 24:00-06:00”, u shpreh Rakacolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA