Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme, pasi dje u konfirmua zyrtarisht se varianti Delta qarkullon në vendin tonë.
Mira Rakacolli është shprehur se varianti Delta i COVID është përhapur gjerësisht në vend.
Rakacolli: Siç dihet tashmë është konfirmuar delta në Shqipëri, kampionet kanë qenë nga disa rajone të vendit që tregon se është i përhapur gjerësisht në Shqipëri.
Albana Fico: Siç ishte paralajmëruar nga dyshimet, erdhi përgjigjja për variantin Delta. Situata në vend ka shënuar rritje në raport me incidencën, mes ditore është rritur, numri total i rasteve është i lartë.Vijon të shtohet numri i të vaksinuarve me dy doza.
Për Deltën, në këto mostra i kemi gjetur në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Peqin, Vlorë, Mati në numra të vegjël gjithësesi. E gjithë kjo ka një vlerë të veçantë për atë çfarë kemi thënë vaksinim dhe respektim i masave.
Është një mundësi e shtuar ky komitet sot për të kujtuar se nuk kemi përfunduar me pandeminë, se nëse harruam që jemi në këtë situatë , qarkullimi i Deltës tregon se nuk e kemi mbaruar këtë detyre. Kush dyshon për shenjat të karantinohet, kush ndihet rëndë të telefonojë në 127.
Ky proces, që e kryem për partinë e parë të mostrave , vazhdon që të çojmë mostra, që të monitorojmë këtë proces.Ju kujtoj se nëse keni bërë dozën e parë bëjeni dhe të dytën.Mos harroni, dy doza janë mbrojtje, kanë shanse minimale të preken.
Top Channel