Mbrëmjen e së dielës në fshatin Gurrë e Vogël të bashkisë Klos, pas një konflikti familjar është gjetur nga policia i vrarë me sende të forta një 47 vjeçar.
Viktima quhet Ylber Lezi kryefamiljari. Kanë qenë banorët e fshatit që kanë dëgjuar një zhurmë të dyshimtë, por nuk kanë hyrë në banesë.
Ata kanë lajmëruar policinë e cila mbërriti pas 30 minutash. Bashkëshortja Mine Lezi ka dashur të pengojë policinë që të bëjë kontroll në banesë.
Pasi është gjetur trupi i pajetë janë shoqëruar në polici bashkëshortja e viktimës si dhe e bija.
Personat që e njohin familjen tregojnë se ajo kishte shumë probleme, me varfërinë, sëmundjet mendore dhe përdorimin e alkiolit.
Policia pasi hyri me forcë në banesë, ndaloi gruan dhe vajzën e viktimës të cilat dyshohet se e kanë vrarë duke e goditur ne kokë me dru dhe gurë.
Sipas banorëve gruaja ishte me probleme të shëndetit mendor, por edhe e bija vuante nga depresioni dhe askush prej tyre nuk kurohej.
Top Channel