I arrestuar për drogë, pranohet kërkesa e Durim Vatës/ Përjashtohet gjyqtari Aulon Pashaj nga çështja

26/07/2021 15:25

Pas një sërë zvarritjesh ping-pongu nga Gjykatat për proçedimin penal më shumë se 2 vjeçar për kultivimin e lëndës narkotike për një nga të arrestuarit Durim Vata, ndërmjet 19 personave me 18 maj 2020 në zonën e Kukësit dhe Hasit , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, ka pranuar kërkesën e të pandehurit Durim Vata dhe të Av. Sokol Tahiraj.

Trupa gjykuese vendosi për përjashtimin e Z. Gjyqtar Aulon Pashaj , me Vendim Nr. 303 , datë e vendimi: 26.07.2021 nga shqyrtimi i çështjes penale për një serë shkeljesh proçeduriale të proçesit gjyqësor nga ana e z.Gjyqtar Aulon Pashaj bazuar në ligj dhe prova si :

zvarritje të proçesit gjyqësor, mos pranim i kërkesave , drejtim seance jo në mënyrë të rregullt proçeduriale, shfaqje mendim personal te ish-kolegët , tejkalim afateve kohore etj .

FOTO GALERI
1/4

Top Channel