Emigrantët dynden për dokumente në gjithë vendin, radhë të gjata pranë zyrave për aplikime

26/07/2021 15:20

Prej disa ditësh tashmë në Elbasan vihen re radhë të gjata në sportelet e gjendjes civile të emigrantëve të cilët rinovojnë dokumentet e tyre të identifikimit.

Ndryshe nga vitet e kaluara tashmë aplikojnë edhe ata emigrantë, dokumentet e të cilëve kanë skaduar në vitet 2019-2020, por për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të vijnë në Shqipëri.

Pavarësisht temperaturave të larta, qindra njerëz duhet të presin çdo ditë në radhw në një pikë të vetme të Aleat për të gjithë Bashkinë e Elbasanit. Edhe dy sportele të cilat ishin nëpër fshatra u mbyllën dhe i gjithë fluksi bie në këtë pikë.

Top Channel