Dhunë në familje, zjarrvënie e drejtim i mjetit jashtë rregullave të qarkullimit rrugor, 5 të arrestuar në Durrës

26/07/2021 11:01

5 shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Durrës, për shkelje të ndryshme ligjore.

26-vjeçari me iniciale B.N., u kap nga policia, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 3 muaj burg për dhunë në familje.

Nën dyshimin se ka ndezur zjarr, duke shkatërruar pronën, është arrestuar 30-vjeçari me iniciale E.R.

Ndërkohë, policia rrugore ka kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor shtetasit:

-M., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Golf”, i është gjetur një armë e ftohtë, e llojit përforcues grushti.

-L., 19 vjeç, pasi po drejtonte motorrin, pa patentë.

-Z., 81 vjeç, pasi po drejtonte motorrin në gjendje të dehur dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit:
B. N., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”;
E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin R. M., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Golf”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. Z., 81 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz”, është përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor;
S. L., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA