Asnjë humbje jete, 16 raste të reja në 24 orët e fundit/ Delta në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve të vaksinohen

26/07/2021 16:54

Në 24 orët e fundit janë kryer 2760 testime, prej të cilave janë konfirmuar 16 raste të reja më Covid-19, ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin dhe nNë Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë.

Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, teksa u konfirmuan 21 mostra pozitive, Ministria e Shëndetësisë vjen me një apel për të gjithë qytetarët: Të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm!

Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjiena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit janë kryer 2760 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 16 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje”, thuhet në njoftimin e policisë.

13 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 11
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2760

Testime totale 880,100
Raste pozitive 132,891
Raste të shëruara 130,152
Raste Aktive 283
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 100
Elbasan 34
Kukës 31
Vlorë 26
Lezhë 25
Durrës 19
Shkodër 16
Fier 15
Berat 7
Korçë 7
Gjirokastër 3

Top Channel