Aksidenti tragjik me 10 viktima/ Mbahen homazhe në Pogradec, ndizen qirinj në sheshin kryesor të qytetit

26/07/2021 22:39

Në qytetin e Pogradecit janë mbajtur homazhe në nderim të jetëve të humbura në aksidentin tragjik të ndodhur në Kroaci.

Me iniciativën e një fondacioni humanitar CFN Albania që drejtohet nga kosovari Mentor Rama, në bashkëpunim me bashkinë, u mbajtën homazhet në sheshin kryesor të qytetit ku ndezjes së qirinjve iu bashkuan edhe qytetarë të thjeshtë.

Aksidenti i rëndë me 10 viktima dhe 45 të plagosur ndodhi në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit të së dielës, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës, ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve humbi jetën.

10 jetët që mbyllën sytë përgjithmonë në atë ditë të kobshme janë  shoferi Naser Sylmetaj, lindur më 1974, Gjakovë; Leonora Gjota-Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik – Deçan dhe mamaja e saj Gjyle Maloku, Valentina Binakaj dhe vajza e saj Erlinda Binakaj; Sevdail Rrustemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme – Podujevë;  Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radostë;  Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë – Gjakovë; Anjeza Bellanica dhe  Alinda Iprijaj, nënë e 5 fëmijëve.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel