18 vjeçarja që vdiq në aksident/ Në Gjermani kishte shkuar 5 vite më parë, do të niste punë si infermiere në tetor

26/07/2021 19:36

Anjeza Bellanica është viktima më e re e konfirmuar deri tani nga aksidenti në Kroaci.

E ndjera ishte 18 vjeçe nga fshati Krushë e Madhe e Rahovecit.

Familjarët në Kosovë nuk kanë dashur të flasin para kamerës por kanë treguar se e ndjera kishte qenë e vetme nga familja në autobus, pasi kishte dashur të vijë sa më shpejtë në vendlindje duke mos i pritur as të tjerët që kishin planifikuar të niseshin me veturë një javë më vonë.

Familjarët poashtu kanë treguar se Anjeza kishte shkuar në Gjermani para afër pesë vjetësh, ku ka mbaruar shkollën e mesme për infermieri dhe në tetori priste të fillonte punën.

Ajo ka lënë pas vetës prindërit, një motër 20 vjeç dhe vëllanë 15 vjeç.

Në komunën e Rahovecit tregojnë se të përfshirë në aksident nga kjo komunë ishin katër persona, prej të cilëve dy kanë përfunduar me fatalitet ndërsa dy të lënduarat kanë qenë nënë e bijë.

Personi tjetër që ndërroi jetë është Kujtim Kastrati, i cili punonte në Gjermani me vizë pune.

Iska njofton se ende nuk ka filluar kthimi i tyre në Kosovë apo Gjermani dhe kjo pritet të bëhet ditët në vijim.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel