10 viktima në autobusin me shqiptarë, Haskuka: Njëri prej tyre vinte nga Gjermania për t’u çmallur me mëmëdheun

26/07/2021 20:36

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme në Kroaci, ku humbën jetën 10 shqiptarë.

Mes viktimave ishte edhe Hamet Hoxha, për të cilin shkruan edhe kryetari Haskuka.

“Njëri prej tyre ishte edhe Hamet Hoxha, nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit, i cili së bashku me udhëtarët e tjerë, ishte nisur nga Gjermania për t’u çmallur me mëmëdhenë”, shkruan kryetari i komunës së Prizrenit.

Më tej ai shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe të afërmit e të ndjerit.

Postimi i plotë:

Dje të gjithë u tronditëm nga lajmi për tragjedinë që ndodhi në Kroaci, ku mërgimtarët tanë ishin nisur për të ardhur në vendlindjet e tyre, pranë familjarëve, miqve e më të dashurve.

Njëri prej tyre ishte edhe Hamet Hoxha, nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit, i cili së bashku me udhëtarët e tjerë, ishte nisur nga Gjermania për t’u çmallur me mëmëdhenë.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe të afërmit e të ndjerit. Në këtë gjendje tejet të vështirë, lutemi që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë dhimbje.

Ngushëllime për gjithë familjarët e viktimave!
Zoti i mëshiroftë, qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!

Mytaher Haskuka kryetar i Prizrenit

Top Channel