10 qytetarë nga Kosova humbën jetën sot në një aksident tragjik rreth orës 6 të mëngjesit në autostradën Slavonski Brod në Kroaci.
Autobusi me të cili ata udhëtonin i linjës Frankfurt Prishtinë doli nga rruga dhe i morri jetën 10 prej 60 pasagjerëve që ishin duke udhëtuar, duke lënë të paktën edhe 30 të plagosur.
Në pamjet e para të publikuara në media kroate, duket autobusi i dalë jashtë rruge dhe i shkatërruar ndërsa ekipet e shpëtimit kërkonin për pasagjerët.
Një polici nga vendngjarja tha se ky ishte aksidenti më i rëndë që ai ka parë
Menjëherë pas lajmit tragjik , kryeministri i Kroacisë reagoi duke thënë se ai është i gatshëm të ndihmojë cdo familje dhe është pranë autoriteteve kosovare për cdo gjë.
“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për aksidentin e tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros.
Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur.
Ndërkohë kryeministri Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani në reagimet e para për ngjarjen shprehën ngushëllimet dhe uruan që të ketë sa më pak viktima.
drejt vendit të ngjarjes ishte nisur dhe ministri i punëve të brendshme, ambasadori i Kosovës në Zagreb si dhe deputetja e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.
Top Channel